Anulohet takimi/ Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të ulet në tryezën e diskutimit me Vladimir Putin
February 23, 2022
Anulohet takimi mes dy krerëve të superfuqive botërore, Joe Biden i SHBA dhe Vladimir Putin i Rusisë.
Lajmi është bërë i ditur sot nga Shtëpia e Bardhë, e cila njofton se Presidenti Biden nuk do të mbajë një samit me homologun e tij, Putin, siç u diskutua në fundjavë.
Ky vendim i Biden duket se është marrë pas veprimeve të fundit të Vladimir Putinit, i cili njohu si të pavarura dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainën lindore, si dhe urdhëroi trupat e tij të hyjnë në këtë zonë.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njofton këtë mëngjes se është anuluar edhe takimi mes kryediplomatëve të dy shteteve, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
Eunews.al