Angli, bie shkalla e infektimeve me COVID-19



Numri i të infektuar me koronavirus në Angli ka rënë me dy të tretat nga mesi i janarit deri në mesin e shkurtit, sipas një raporti të ri nga studimi REACT i kryer nga Imperial College London dhe Ipsos MORI.
Gjetjet fillestare të sondazhit, të të zhvilluar me përfshirjen e mbi 85,400 vullnetarë në Angli, tregojnë se 0,51 përqind e njerëzve (ose 1 në 196) ishin testuar pozitivisht midis 4 dhe 13 shkurt. Sondazhi i mëparshëm, i kryer midis 6 dhe 22 Janar, tregoi një mbizotërim të 1.57 përqind (ose 1 në 63).
Për shkak se rënia e infeksioneve është e ngjashme në të gjitha grupmoshat, duket se janë kufizime dhe masat shtrënguese ato që kanë ndikuar në rënien e numrit sipas qeverisë britanike.
Shifrat tregojnë se “masat e bllokimit të Anglisë po ulin efektivisht infeksionet”, tha në një deklaratë, profesori Paul Elliott, drejtori i programit në Imperial.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson do të njoftojë planet e tij për lehtësimin e masave shtrënduese në 22 shkurt.
Eunews.al

