×
Thursday, December 7, 2023

Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit / Rama: Ky mandat një fitore e shqiptarëve

July 6, 2021


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë videon nga pritja zyrtare me rastin e antarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Rama shkruan mbi videon e publikuar, se Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një fitore e shqiptarëve.

Ai gjithashtu i shpreh mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar, që kanë kontribuar ndër vite për këtë arritje.

Postimi i kryeministrit Edi Rama: Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit një fitore e shqiptarëve Në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, më përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm. Mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje.

Eunews.al



Comments are closed.