×
Wednesday, November 29, 2023

Analiza/ PD në regres, pse Shqipërisë i ka humbur e djathta

May 18, 2021


Skena politike në Shqipëri duket se tashmë nuk ka një të djathtë dhe të majtë, ashtu sikur ndodh në perëndim ku palët ndahen për parime, socialdemokracia, konservatorët, familja, zoti, pronat taksat etj.

Duket qartazi se do kemi vetëm një spektër të qëndrës dhe të majtë politike në Shqipëri. Këtë e konfirmoi dje zyrtarisht edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili në fakt tregoi se e djathta në Shqipëri nuk ekziston më, ndoshta dhe nuk ka ekzistuar, por është parë si një shpresë nga një kastë e caktuar njerëzish.

Se ekzistonte një parti e mirëfilltë konservatore me profil kapitalist, por në fakt me atë që ndodhi brenda PD-së, së fundi,  ku humbësi nuk largohet, ku parimet kryesore të demokracisë shkelen, ku vota vidhet brenda shtëpisë, ku nuk ka një të djathtë të vërtetë dhe një të majtë për t’u përballur me të.

Në Shqipëri ngelet një amalgamë forcash politike të cilat janë thjeshtë dhe vetëm kundërshtare si dy ekipe futbolli. Kështu është rasti i Shqipërisë. Politika shqiptare, duket se nuk ka qartësisht një të majtë dhe një të djathtë përballë, e djathta duket e vjedhur.

Dikush ka vjedhur të djathtën pa ndalim të djathtën, edhe dje edhe sot.

Këpuca e vjedhur

Për këtë po sjell një histori nga familja. Diku në vitin ’95, familja ime merrej me një biznes të mirë, të mbarë të asaj kohe, siç ishte tregëtia e këpucëve. Një mik i ngushtë i babait tim, nëpërmjet vëllait të tij sillte këpucë nga Italia, pra nga fabrika italiane dhe furnizonte Tiranën dhe hapi degë në Korçë.

Në atë kohë kishte kioska dhe babai im bleu një kioskë, e cila ishte vendosur aty ku sot ndodhet pedonalja e Korçës, tek Bar Prremieri ku ndodhet edhe shatërvani në qendër të pedonales.

Ata që e mbajnë mend, e dinë që ajo ka qënë një rrugicë paksa e futur, ku kishte disa kioska.

Babai mundi të siguronte nga miqtë e tij, me mbështetjen e tyre, furnizime të vazhdueshme dhe mund të themi se kioska kishte goxha punë. Shisnin këpucë. Shtëpia ishte shumë afër dhe nga frika se mos vidheshin, në vitrinën e dyqanit mbahej një këpucë. Pra njëra këmbë e palës, vihej këpuca e djathtë e kthyer nga jashtë, që njerëzit ta shikonin si model dhe pjesa tjetër mbahej në shtëpi.

Në dyqan mbahej vetëm një numër i madh këpucësh dhe gjatë mbrëmjeve kryesisht, pala e këpucës hiqej dhe ngelej vetëm një prej tyre në vitrinë. Kjo ishte rutinë e përditshme. Kryesisht e djathta lihej në vitrinë dhe hiqeshin kutitë për të mos prishur vendosjen e vitrinës. Pjesa më e madhe mbahej në shtëpi, në një korridor të madh të kthyer në magazinë. I përshtatur në shërbim të biznesit.

Një natë hajdutët menduan se atje mund të gjenin shumë mall. Prenë rrjetën e hekurit, thyen xhamin, hynë brenda dhe vodhën çfarë gjetën. i morën këpucët, i futën në thasë dhe u larguan.

Policia erdhi në vendngjarje, u konstatua vjedhja. Një dëm i madh për familjen. Mamaja ime thoshte “paçin dorën e mbarë”, familjarë të tjerë po ashtu. Policia kërkoi dhe pasi disa ditësh në kodrën e qytetit u gjetën një sasi këpucësh të hedhura. Disa thuajse të prishura. Një dëm i madh ekonomik për familjen. Erdhën ortakët ku merrnim furnizimin nga Tirana, e konstatuan.

Në fakt hajdutët nuk e kishin dorën e mbarë. Që në atë kohë familja ime nuk u morr më me atë biznes. Ai falimentoi, nuk eci më. Hajduti vodhi pa sukses, në humbëm biznesin me sukses.

Pastaj erdhi ’97-ta, e të tjera ngjarje dhe histori që i ndodhën familjes time. Më pas babai im jetoi me qiratë dhe pronat, e gjithçka tjetër, që kishte trashëguar nga i ati i tij.

Por, për t’u kthyer tek historia e dyqanit, ishte qesharake sesi atëherë kur e dëgjoje në familje, unë adoleshent, të rriturit diskutonin, megjithëse e tregonin ngjarjen, qeshnin në vetvete, babai dhe shokët e tij.

Pse hajduti kishte vjedhur vetëm të djathtat? Mirë që vodhi, por kishte vjedhur vetëm një këpucë. As hajduti nuk fitoi gjë, ndërsa familja ime humbi shumë. Hajduti mori një këpucë teke, që as nuk mund ta shiste, as nuk mund ta çonin asgjëkundi. Në atë kohë këpucët ishin të mira, ishinm të shtrenjta. Cilësi italiane. Por, hajduti ngeli me “gisht në gojë”, edhe pse bëri zararin e tij.

Të paktën të kishte fituar njëra palë në atë rast, por nuk fitoi askush. Zakonisht hajdutët fitojnë kur vjedhin diçka, por në rastin kur vodhën dyqanin, nuk fituan asgjë. Kishin vjedhur vetëm këmbën e djathtë.

Vjedhja e së djathtës

Kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri. Në Shqipëri është vjedhur e djathta. Ka ngelur vetëm e majta. Nuk ka të djathtë dhe kjo sot mund të thuhet me plot gojën.

Kush është hajduti i së djathtës?

Kur vërtet fajin e ka Saliu

E ka emrin Sali Berisha. E ka emrin Lulzim Basha, apo ka një emër tjetër, kjo nuk ka rëndësi. E vërteta është se e djathta është e vjedhur. PD ka ngelur si ato këpucët një hëmbë e ka hajduti një i zoti i shtëpisë.

Partia Demokratike, me sjelljen e saj, me profilin e saj, me qasjen e saj ndaj politikës, nuk është më e djathtë. Është një parti, ku një individ prej tetë vitesh e ka marrë peng, nuk jep dorëheqje, ka frikë të bëjë zgjedhje.

Mjafton të kujtosh se simboli i kësaj partie në zgjedhje gjithmonë përsëritet Jemin Gjana. Apo të thuash se Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie ka marrë vetëm 3 mijë vota dhe quhet Gazmend Bardhi. Apo të mendosh se në këtë parti të djathtë militon, Kaç Islami. Pa folur se mediatikisht simbol i saj është Çlirim Peka. E kështu me radhë, zhgënjime që nuk kanë fund jo vetëm më sëra të paaftësh, ish-komunistësh me mentalitet sektar, por edhe servilizmi i pështirë që nuk ndalet.

Në fakt, Lulzim Basha nuk zhgënjen kurrë. Ai na tregoi se nuk ka më as të djathtë. Dikush ka pasur shpresë, ndoshta edhe unë kam qënë nga ata. Me idenë se duhej të kishte një të djathtë, e cila të ndalte revanshin e së majtës. Të ishte një alternativë qeverisëse, ku të kishte disa parime konservatore. Por, mesa duket ajo shpresë ka vdekur.

Ka vdekur sepse e djathta ka disa parime dhe PD-ja duhej të kishte disa themele të saj, të cilat duhej t’i ruante. Por, ato janë shkërmoqur dhe e djathta është vjedhur.

Shërmoqja e kolonave dhe shkatërrimi i themeleve

Është vjedhur sepse kur u themelua Partia Demokratike, ishin të përndjekurit. Nuk morën asgjë, thjeshtë dhe vetëm ca këste, megjithëse patën kalvare dhimbjesh e vuajtjesh, për gati 45 vite. Ata që quheshin “të përmbysurit e djeshëm” vazhduan të vuanin, familjet e mëdha nuk munden të riktheheshin atje ku u takonte. Nuk iu rikthyen pronat. Një çështje tjetër, një ndër kolonat kryesore të së djathtës.

Pra, ish-të përndjekurit dhe pronarët, themelet e Partisë Demokratike janë shkërmoqur. Studentët e djeshëm sjanë më aty kanë ngelur sa gishtat e një dorë, studentët e sotëm gjithnjë e më të pakët.

Kryesia miraton datën/ Zgjedhjet për kryetar të PD mbahen më 13 qershor

Shkojmë tek një çështje tjetër, siç është ajo e familjes. PD-ja sa më shumë po shkon drejt LGBT-ve, në zgjedhjet e fundit I kishte dhe mbështetës.

Një shtyllë tjetër e rëndësishme e Partisë Demokratike ka qënë integrimi Europian. Në fakt PD-ja nuk është më një parti europiane. Me këtë që ndodh me zgjedhjet e saj është parti e një individi, që sa do vidhet, do rrudhet edhe pse sistemet zgjedhore mund t’i japin disa mandate deputetësh, më pak apo më shumë, ajo do të ngelet një forcë me një qasje drejt qendrës, afër së majtës, në interest ë dikujt që me ëndërren e tij kryeministrore po vret atë që ka ngelur nga e djathta shqiptare, ndoshta e vjedhur totalisht.

Nuk është më e djathtë as në nocionin komb, kjo tashmë ka rënë. Për shkak se Kosova është një vend i pavaruar dhe do të integrohet në Europë.

Pra, ato kolonat që PD i ka pasur diku, tashmë janë zhdukur. Nuk ekziston më koncepti i pronës, i familjes, ish-të përndjekurit, pronarët, integrimi europian. Nuk mund të ekzistojë një forcë politike e djathtë me një sjellje komuniste, siç ka sot partia e Lulzim Bashës. E cila është gati të bëjë çdo gjë për të ndalur hapat e Shqipërisë drejt Europës, vetëm dhe vetëm që Basha të mbijetojë si kryetar i kësaj partie.

Prandaj edhe e djathta sot është e vjedhur. Është e braktisur, ndoshta nuk ekziston fare, por argumentat qëndrojnë. Ashtu si këpucët e vjedhura të babait tim, edhe e djathta është e vjedhur në Shqipëri. Ashtu si kollonat e saj që janë zhdukur dhe mbi themele të shkatërruara është ngritur rrënojash SHQUP-i, ku si “gjeli në majë të plehut” flet dhe qëndron ai që quhet Lulzim Basha. Dhe ne kërkojmë të djathtën./Elvi FUNDO

Eunews.al



Comments are closed.