×
Thursday, October 6, 2022

Analistët gjermanë propozojnë marrëveshje të re ekonomike BE-SHBA

January 23, 2021

Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) propozoi një iniciativë europiane mbi një marrëveshje të re të tregtisë së lirë me SHBA-në.

”Një zëvendësim për jo-marrëveshjes TTIP do të forconte pozicionin e Europës karshi Kinës”, deklaroi kryetari i DIW Marcel Fratzscher.

“Ne duhet të biem dakord me administratën e re të SHBA-së se si të merremi me Kinën. Prandaj, Europa duhet të përqendrohet në një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në, në të cilën ne komunikojmë standarde të përbashkëta, të cilat më pas janë globalisht të detyrueshme”, theksoi ai

Analisti kritikoi marrëveshjen e investimeve midis BE dhe Kinës, teksti i së cilës u botua të premten.

“Një marrëveshje me Kinën është e rëndësishme, por Kina po luan me rregullat e saj,” theksoi Fratzscher.

”Strategjia më e mirë për Europën, është të pohojë interesat e saj në konkurrencën e sistemit global, në një partneritet të fortë transatlantik”, shtoi Fratzcher.

Eunews.al


0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments