×
Saturday, June 19, 2021

Ambasadorja e Hollandës, Altes takon kryebashkiakun Safet Gjici: “Kukësi ka potencial të madh zhvillimi në të gjitha fushat”

October 19, 2020

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici priti sot në një takim ambasadoren e Hollandës në Shqipëri, znj.Guusje Korthals Altes.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Gjici deklaron se me ambasadoren e Hollandës, Altes kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin dhe mundësinë e investimeve të qeverisë hollandeze në Kukës.

Gjatë takimit me kryebashkiakun Gjici, ambasadorja Altes theksoi se Kukësi ka potencial të madh zhvillimi në të gjitha fushat dhe se mundësitë për bashkëpunim janë reale.

Postimi i plotë i Safet Gjicit:

Ishte kënaqësi të prisja sot në një takim 🤝shumë miqësor Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri, znj.Guusje Korthals Altes.

👉Mesazhet e bashkëpunimit 🙌🏻dhe perspektiva për t’a bërë zonën e Kukësit një zonë të zhvilluar edhe përmes investimeve të qeverisë hollandeze ishin ndër temat që dominuan bisedimet gjatë këtij takimi.✅

👉Ambasadorja Altes u shpreh se Kukësi ka potencial të madh zhvillimi në të gjitha fushat dhe se mundësitë për bashkëpunim janë reale.

👉Shumë faleminderit Ambasadores Altes për vizitën dhe për optimizmin në lidhje me bashkëpunimet e mundshme në vazhdimësi duke siguruar se Bashkia Kukës është gjithmonë e hapur për bashkëpunime serioze dhe mirëpret ,çdo lloj investimi që është në dobi të qytetit dhe banorëve të Kukësit.

👉Pas takimit vizituam dhe ekspozitën “Care & Dare “ me punime artistike nga femijët e Bashkisë Kukës ,duke dhanë shumë mesazhe domethanëse ne luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore .

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për