×
Friday, October 11, 2024

Ambasadori italian, Bucci: Presim hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

January 21, 2020


Italia beson tek Shqipëria dhe sheh drejt së ardhmes për forcimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera dypalëshe, në mbështetje të plotë të sipërmarrjeve të të dy vendeve.

Kështu deklaroi sot ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi, në Asamblenë e Përgjithshme të Konfindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve italianë në Shqipëri me temë “Investimet e huaja në Shqipëri, prezantimi i Guidës së Biznesit 2020”.

“Kam dy javë që kam marrë detyrën dhe më duket sikur kam dy vite që jam këtu, pasi jam takuar dy herë me gjysmën e qeverisë dhe presidentin. Italia është e veçantë për Shqipërinë dhe anasjelltas. Me Shqipërinë na lidhin marrëdhëniet kulturore, gjeografike dhe historike. Rreth 130 sipërmarrje bëjnë pjesë në Shqipëri kemi veprimtari tepër të madhe në Shqipëri. Jemi vendi kryesor me të cilin Shqipëria ka import dhe eksport më të madh”, – nënvizoi Buçi.

Ambasadori italian foli edhe për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Ky është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, ka presidencën e OSBE-së dhe ne e kemi ndihmuar që ta përballojë. Ne presim që në pranverë të hapen negociatat me Shqipërinë. Italia është gjithmonë në favor të negociatave, ne po punojmë në Bruksel që në mars të marrim një vendim pozitiv për Shqipërisë. Nëse hapen negociatat do të ketë përmirësim legjislacioni të Shqipërisë , vendi futet në rregulla të reja. Ne e mbështesim Shqipërinë në përpjekjet e saj drejt integrimit”, – tha Bucci.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments