×
Wednesday, March 22, 2023

Ambasadori i BE, Soreca monitoron qendrat e numërimit: Procesi duhet të vazhdojë pa probleme

April 26, 2021




Ambasadori i BE-së Luigi Soreca në një komunikim për mediat, nga “Shkolla e Kuqe” ku edhe ka ndjekur nga afër procesin zgjedhor, inkurajoi komisionerët që të vazhdojnë punën. Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në votime ishte e lartë, ndërsa theksoi se votimi elektronik ishte një shenjë e mirë.

“Është shumë re rëndësishme që të vazhdohet puna. Sot ishte dita e dytë e vëzhgimit, po shkoj në disa nga qendrat e numërimit në Tiranë dhe në disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim për të rifilluar sërish punën. Theksoj që procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa”, tha Soreca.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments