×
Saturday, February 15, 2025

Ambasadori britanik takim me Altin Dumanin, rikonfirmon angazhimin e MB-së për mbështetjen e SPAK

February 4, 2025


Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me Altin Dumanin, kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Abbott rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un,
“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, shprehet Abbatt.




Comments are closed.