Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Blinken: Do të ndjekim llogaridhënien!
May 26, 2022
Ambasada amerikane në Tiranë publikon një tjetër mesazh të Sekretarit të Përgjithshëm, Antony Blinken, drejtuar Rusisë, që vijon luftën në Ukrainë prej tre muajsh.
Në mesazhin e publikuar në faqen e “facebook” të Ambasadës së SHBA, Sekretari Blinken jep lajmin se së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe BE kanë nisur drejt Ukrainës Grupin Këshillues për Krimet e Mizorive.
“Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian, ne kemi nisur Grupin Këshillues për Krimet e Mizorive, një përpjekje shumëkombëshe për të mbështetur Njësitë e Krimeve të Luftës të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Së bashku ne do të ndjekim llogaridhënien. Ne mbetemi të bashkuar me Ukrainën”, thekson Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken.