×
Sunday, September 19, 2021

Ambasada e SHBA: Mbështesim punën e SHÇBA për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar

August 10, 2021

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell së bashku me Ron Hendren, Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim me drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku. Fokus i takimit ishin reformat e rëndësishme legjislative.

Ambasada Amerikanee në Tiranë shprehet me anë të një postimi në Twitter se mbështet një shërbim të fortë, efektiv dhe të pavarur të Punëve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA). “Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar.

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Eunews.al

Comments are closed.