×
Saturday, March 14, 2026

Ambasada amerikane në Kosovë, mesazh për qeverinë e re “Kurti 3”

February 12, 2026


Ambasada amerikane në Kosovë përmes një mesazhi në rrjetet sociale thotë se mirëpret konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Ambasada thotë se pret të punojë me qeverinë e re në çështjen e paqes, stabilitetit e përparimit ekonomik.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe përparimin ekonomik të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që dje u konstitua Kuvendi i ri i Kosovës, ku u zgjodh kryeparlamentare Albulena Haxhiu, dhe u votua për formimin e qeverisë “Kurti 3”.




Comments are closed.