×
Wednesday, May 14, 2025

Ambasada amerikane mesazh të fortë në prag të nisjes së Kuvendit të Sali Berishës

December 11, 2021


Në prag të nisjes së Kuvendit të PD, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ambasada amerikane në Tiranë, ka publikuar një mesazhe në faqen zyrtare në Facebook.

Duke postuar pamje të Samitit të Demokracisë të mbajtur nga Presidenti amerikan Biden, ambasada shkruan se në shumë vende qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike.

“ Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike.

Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme”- shkruan ambasada.

Eunews.al




Comments are closed.