×
Friday, August 7, 2020

Ambasada Amerikane: Mbështesin punën e SPAK-ut, të ndalen kërcënimet

August 7, 2020

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale shkruan se mbështet punën e SPAK-ut dhe dënon sulmet që po iu bëhen anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, shkruan Ambasada. 

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për