“Allow Colors”/ Dritan Çelaj hap ekspozitën në Galerinë e Arteve: Piktura oaz qetësie



Figuracionet, ekspresionizmi në kolore, gjendjet reale dhe sureale janë ato që karakterizojnë pikturën e Dritan Çelajt, të zhvilluar në 23 vite. Për miqtë dhe dashamirësit e artit, tablotë plot gjendje,vendosi t’i zbulojë në ekspozitën e tij të parë, që shumë artistë dhe kritikë e cilësuan të arrirë artistikisht.

I njohur edhe si një biznesmen i suksesshëm, për Çelajn piktura është një tjetër pjesë e rëndësishme e jetës së tij, e në këtë marrëdhënie, nuk i duhet të kërkojë një balancë mes dy fushave, sepse të dyja plotësojnë atë çfarë ai është. “Allow Colors” ose “Lejo ngjyrat” mban emrin ekspozita, e cila shpalos brendinë shpirtërore të autorit.
Që prej vitit 2000 artisti Dritan Çelaj ka realizuar më shumë se 400 tablo kryesisht duke ushtruar ekspresionizëm me teknikën e vajit. Ajo çka 5 karakterizon piktuart e tij është energjia positive, frekskia që vjen si rezultat i ngjyrave të ftohta që përdor, por që shpesh i balancon me simbole të theksuara me ngjyra të ndezura. Në stendat e pikturave të z. Çelaj nuk mungojnë gjithashtu edhe portretet e trajtuara shpesh me një lloj bristësie që e karakterizon punën intuitive të artistit.
Në këtë ekspozitë të parë, nuk munguan biznesmenë dhe figura të rëndësishme nga sektorë të ndryshëm. Ai e quan këtë hapin e tij të parë drejt publikut, por jo të fundit. Ekspozita “Alloë Colors” do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit Tiranë./ Eunews.al
