×
Thursday, October 6, 2022

Alabbar: Brenda 3 muajve nis ndërtimi i portit të Durrësit! Çmimet e rezidencave të përshtatshme për Shqipërinë

August 11, 2022

Ndërtimi mund të nisë për 2 muaj ose 3 maksimumi. Kjo ishte deklarata e themeluesit të “Emaar Properties” Mohamed Alabbar për Euronews Albania.

Ai tha se gjatë punës po përmirësojnë vazhdimisht detaje dhe për këtë arsye kostoja fillestare e projektit që parashikohej në 2 miliardë dollarë ose euro mund të rritet.

Sipas Alabbar porti turistik i Durrësit do të ofrojë mundësi argëtimi dhe do të ketë hapësirë për çdo kërkesë të klientëve.

Alabbar deklaroi se çmimet e rezidencave që do të ndërtohen në projektin e Portit të ri të Durrësit, do të përshtaten me nivelin e Shqipërisë.

Ai u shpreh se do të ketë një variacion të çmimeve dhe shtoi se shqiptarët do të mbeten të kënaqur me shërbimin.

“Ne jemi në Shqipëri ndaj dhe çmimet do të përshtaten me Shqipërinë. Do të ketë ndryshim mes atyre rezidencave apo hapësirave që shikojnë nga deti, apo nga marina dhe kjo varet edhe nga cilësia.

Do të ketë një variacon të çmimeve, por gjithsesi duke qëndruar në nivelin e Shqipërisë. Shërbimi që ne do të ofrojmë, do të sjellë kënaqësi për shqiptarët. Ne do të mundohemi të qëndrojmë brenda nivelit të Shqipërisë për punën e çmimeve. Ne e kemi studiuar tregun për disa vite, sipas tij.

Alabbar theksoi se vetëm një pjesë e rezidencave do të shiten, ndërsa dyqanet do të jenë në pronësi të kompanisë, për të ruajtur cilësinë e shërbimeve.

Ditën e djeshme, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Investimi prej 2 miliardë dollarësh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” Shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

Dje është nënshkruar Memorandum i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.



Comments are closed.