×
Monday, November 29, 2021

Akuza e fortë e Bashës: Sali Berisha po vepron si serbët dhe Vuçiç

November 15, 2021

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të Kryesisë e injoroi duke mos e njohur nismën e Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë në 11 Dhjetor. Ai propozoi që PD ta mbledhë Kuvendin legjitim, 7 ditë më pas në datë 18 dhjetor.

Basha theksoi se nuk do të ketë një Kuvend të PD në 11 Dhjetor duke e cilësuar thirrjen që ka organizuar Sali Berisha si një kundërvënie kundër SHBA-ve për interesa personale, që sipas tij do të sillnin izolimin e PD-së nga Amerika.

Por cfarë do të diskutojë Kuvendi që do të mbledhë Lulzim Basha në 18 Dhjetor? Tre janë pikat që ka propozuar; Vendimmarrje mbi situatën politike, miratimin e strategjisë së aksionit politik kundër qeverisë dhe miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

“I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

II.Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.

III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri” tha Basha.

Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave.

“Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike”- thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kryetari i PD.

Eunews.al

Comments are closed.