×
Sunday, September 19, 2021

Akti heroik i diplomatit/ Futet mes plumbave për të shpëtuar fëmijën në aeroportin e Kabulit

August 24, 2021

Kabuli vijon të jetojë mes tensionesh të shumta. Në internet së fundmi është duke qarkulluar një foto, ku shihet një diplomat i ri italian, teksa shpëton një fëmijë në mes të plumbave.

Teksa pret të kthehet në vendin e tij, Tommaso Clausi ndodhet në aeroport. Gjatë këtij momenti ai ka bërë një akt heroik. Ai ka rendur në mes të turmës dhe ka shpëtuar një vogëlush që ndodhej në mes të turmës i vetëm e i trembur nga plumbat që dëgjohen në sfond.

Zv/konsulli 31-vjeçar u dërgua në Kabul janarin e vitit 2019. Twitter-i i tij është i mbushur me mesazhe paqeje e vëllazërie mes afganëve e italianëve, dhe mbështetje për të drejtat e grave.

“Në Kabul, përballë një situate dramatike, Tommaso Claudi qëndroi i fundit për tu rreshtuar në vijën e parë të ndihmës për popullin afgan, bashkë me ushtarakët tanë. Italia nuk do t`iu kthejë shpinën, faleminderit Tommaso jemi krenarë për ty”, ka shkruar në facebook ministri i jashtëm Italian, Luigi di Maio.

Eunews.al

Comments are closed.