×
Sunday, September 19, 2021

Aksidenti në Kroaci/ Balla i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave. Falenderon kryeministrin Plenković për masat e marra në mënyrë të menjëhershme

July 25, 2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialuste Taulant Balla ka reaguar për aksidentin e rëndë që ndodhi në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona nga Kosova si dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një autobus i Kosovës u përmbys teksa vinte në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook nimri dy i PS, Balla i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, duke shpresuar shumë që të plagosurit rëndë të shërohen sa më shpejt.

Gjithashtu Balla ka falënderuar autoritetet kroate dhe kryeministrin Plenković për masat e marra në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet vendore shëndetësore.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

💔 🇦🇱😰🇽🇰 Pikëllim i madh këtë ditë të dielë prej lajmit që erdhi nga Kroacia për aksidentin e rëndë me humbje jetësh të motrave dhe vëllezërve tanë kosovarë, teksa ktheheshin në atdhe me autobuzin e linjës Frankfurt-Prishtinë. I bashkohem ngushëllimeve për familjet e viktimave, duke shpresuar 🙏 shumë që të plagosurit rëndë të shërohen. Falenderim për autoritetet e Qeverisë së Kroacisë Andrej Plenković për masat e marra në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet vendore shëndetësore.

Comments are closed.