×
Wednesday, January 14, 2026

Agjencia Europiane e Barnave rekomandon deksametazonin për trajtimin e COVID-19

September 18, 2020


Agjencia Europiane e Barnave (EMA) rekomandoi  sot deksametazonin, një ilaç nga familja e kortikosteroideve, për trajtimin e rasteve të rënda të COVID-19, që kërkojnë administrim të oksigjenit.

“Duke u bazuar në të dhënat e disponueshme, EMA miraton përdorimin e deksametazonit te të rriturit dhe adoleshentët (mbi 12 vjeç dhe peshë të paktën 40 kg), gjendja e të cilëve kërkon administrimin e oksigjenit”, tha vetë agjencia në një deklaratë.

Ky vendim i lejon kompanitë farmaceutike, që prodhojnë deksametazon, një ilaç që përdoret zakonisht në rekomandime të tjera, të kërkojnë që ky përdorim i ri të përfshihet zyrtarisht në autorizimin e saj të marketingut.

Një seri studimesh të botuara më 2 shtator në revistën mjekësore amerikane “Jama” treguan se ilaçet nga e gjithë familja e kortikosteroideve mund të ulin vdekshmërinë me 21%, pas 28 ditësh, te pacientët me COVID-19 të rëndë, duke luftuar karakteristikat e inflamacionit të formave të rënda.

Asnjë ilaç tjetër nuk ka treguar një efekt të rëndësishëm të zvogëlimit të vdekshmërisë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments