×
Thursday, October 6, 2022

Agjencia Europiane e Barnave i hap rrugë fillimit të vaksinimeve kundër COVID-19

December 21, 2020

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi përdorimin e vaksinës kundër COVID-19-s të kompanisë amerikane Pfizer në bashkëpunim me atë gjermane BioNTech, duke e futur Evropën në kursin e fillimit të vaksinimit brenda një jave.

Vendet e Bashkimit Evropian përfshirë Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Italinë kanë njoftuar se kanë në plan të nisin vaksinimet duke filluar prej 27 dhjetorit ndërsa Evropa po përpiqet të arrijë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, ku vaksinimet kanë nisur tashmë me herët gjatë këtij muaji.

Pasi ka marrë dritën jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), hapi i fundit është miratimi nga Komisioni Evropian, i cili pritet të mblidhet më vonë të hënën.

Do të veprojmë me shpejtësi. Pres një vendim të Komisionit Evropian deri në këtë mbrëmje”, shkruante kryetarja e komisionit Ursula von der Leyen në një postim në Twitter.

Zonja Von der Leyen e përcaktuar më herët 27-29 dhjetorin si afat për fillimin e vaksinimeve.

Përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave vijnë ndërsa në Britani është identifikuar një lloj i ri shumë më ngjitës i COVID-19-s që ka shkaktuar kaos në të gjithë rajonin duke nxitur shumë vende që të ndalin udhëtimet me Anglinë. Ky zhvillim ka krijuar gjithashtu çorientim të tregtisë përpara Krishtlindjeve.

Zyrtarët e EMA-s thanë në një konferencë për shtyp se kishte shumë të ngjarë që vaksina të ishte efektive kundër variantit të ri të koronavirusit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments