×
Sunday, October 24, 2021

Afganët largohen nga “Qyteti Studenti”, 200 refugjatët zhvendosen në Shëngjin

September 1, 2021

Grupi i afganëve që ishin strehuar në konviktet e Qytetit Studenti është larguar drejt një destinacioni tjetër. Mësohet se rreth 200 shtetas afganë do të vendosen në strukturat hoteliere në Shëngjin.

Akomodimi i tyre në Qytetin Studenti është bërë për shkak të plotësimit të dokumentacionit nga ana e autoriteteve, e më pas transferohen drejt strukturave hoteliere.

Deri më sot në Shqipëri kanë ardhur 607 qytetarë afganë të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të marrjes së pushtetit nga talebanët.

Eunews.al

Comments are closed.