×
Thursday, May 6, 2021

Aeroporti i Vlorës/ Rama: Do t’i sjellim shqiptarët direkt nga Amerika

April 30, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video 3D se si do të duket aeroporti i Vlorës. Kryeministri ka thënë se ky aeroport do të mundësojë fluturimet transoqeanike.

Në videon e shpërndarë, Rama shpjegon se do të mundësohen fluturime direkte Vlorë-New York dhe anasjelltas.

“Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë-New York dhe New York-Vlorë sepse “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri,” dëgjohet të thotë Rama në videon e publikuar.

Më tej ai thekson se në Vlorë do të ngrihet edhe Akademia e Aviacionit Civil që do të nxjerrë ekspertë shqiptarë të aviacionit dhe deri te pilotët.

“Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë Nju Jork dhe Nju-Jork Vlorë sepse “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri. Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët.

Shqipëria do të jetë një vend ku numri i vizitorëve do të rite eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do ndjehen edhe më krenarë, të huajit do ndjehen qysh muajin e parë të mrekulluar në këtë vend. Sot është koha që sëbashku ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokë, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart,” shprehet kryeministri.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për