×
Friday, October 22, 2021

Adriatik Llalla kërkon t’i shpëtojë burgut/ Zbulohet vendndodhja e ish-kryeprokurorit

September 9, 2021

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën që mbahet nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit.

Adriatik Llalla, ka kërkuar shpalljen e pafajësisë ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë, por me një tjetër turp gjykuese.

Vetë Llalla nuk është prezent në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Avokati tha se ish-kryeprokurori është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore duke kërkuar që kjo të merret parasysh nga Gjykata në dhënien e vendimit, ndërsa nuk munguan as aludimet se Llalla ishte larguar jashtë vendit.

Nga ana tjetër prokuroria kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së parë dhënë për Llallën.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, pasi disa shtyrjeve që i është bërë për arsye të ndryshme.

Kujtojmë këtu se ish-Kryeprokurori i vendit, Adriatik Llalla, u dënua nga GJKKO me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për fshehje dhe mosdeklratim pasurie.

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

Eunews.al

Comments are closed.