×
Wednesday, August 10, 2022

Abuzimet me tenderat/ Murrizi çon në SPAK ish-zyrtarët e LSI

August 10, 2021

Myslim Murrizi trokiti sërish në SPAK  për të depozituar një  kallëzim kundër ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti  dhe ish- sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, Vojo Bregu.https://25d8de6c2cbd88c0d8d8904f9de9dd4a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Në padinë e tij, deputeti  akuzon ish zyrtarët shtetëror për korrupsion, shpërdorim  detyre dhe  shkelje te barazisë në  dy  tenderë.

“Kam pak ditë që kam kompletuar dosjet e dy tenderëve te viteve të 2013 -2017 të Ministrisë së Bujqësisë. Njëri është një tender mbi 6 milion euro për sistemin e ujitjes në Bashkinë Divjakë që është jashtë funksionit sot e kësaj dite, tenderi dytë është tenderi i lopëve të famshme. Me 4.5 milion euro, janë marrë 1 mije 912 lopë, tre herë e gjysmë  më shtrenjtë se sa çmimi i një mëshqerre”, tha Murrizi.Nënkryetari i Parlamenti i  kërkon SPAK të harrojë pushimet e  gushtit dhe të nisë menjëherë   hetimet për  Edmond Panaritin,  sot shef i   kabinetit të  Presidentit Meta si dhe Vojo Bregun, kandidati i LSI  në zgjedhjet e 25  Prillit.

“Nuk besoj se shqiptarët kanë luksin që cilido  zyrtar qoftë ky Ministri i Bujqësisë se asaj kohe, apo sekretari i përgjithshëm si autoritet kontraktor të tallen me 11 milion euro të taksave të këtyre qytetarëve shqiptarë me tendera të këtij lloji”, tha ai.

Edmond Panariti mohoi akuzat  për njëri nga tenderat e kallëzuar atë  për sistemin e vaditjes. Ish ministri i  kërkoi  nënkryetarit të Kuvendit të korrigjojë shënjestrën,  duke e siguruar se  në kohën kur ai drejtonte  ministrinë  e Bujqësisë ai nuk ka kryer  asnjë tender më këtë objekt.

I vetmi  investim i kryer  sipas tij për   Sistemin Kombëtar të Vaditjes,  mban firmën e Bankës Botërore .

Eunews.al



Comments are closed.