×
Friday, October 22, 2021

Abdulrazak Gurnah merr Çmimin Nobel për letërsi

October 8, 2021

Mund të quhet sërish një surprizë. Akademia Suedeze nderoi me Çmimin Nobel për letërsi shkrimtarin e lindur në Tanzani, Abdulrazak Gurnah.

Shkrimtari Abdulrazak Gurnah i lindur në ishullin Zanzibar, Tanzani, por që jeton që nga fundi i viteve 60-të në Britaninë e Madhe nderohet me Çmimin Nobel për letërsi për vitin 2021. Gurnah nderohet për veprat e tij “të pakompromis dhe të ndjera”, që rrëfejnë për pasojat e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve, që duhet të kapërcejnë “një hendek mes kulturave dhe kontinenteve”, sipas Akademisë së Çmimit Nobel.

Gurnah ka publikuar 10 romane dhe disa vëllime me tregime. Romani i tij më i njohur është “Parajsa e humbur” botuar në vitin 1994 një histori që rrëfen për kolonializmin në Afrikën Lindore gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është nderuar me çmimin e njohur, Booker Prize. Vëzhguesit kishin pritur, që Akademia Suedeze këtë vit të shohë përtej autorëve europianë dhe amerikanoveriorë, pasi së fundmi u nderua poetja amerikane Louise Glück me çmimin Nobel. Si pretendentë këtë vit konsideroheshin shkrimtarja nigeriane, Chimamanda Ngozi Adichie, autori nga India, Vikram Seth, shkrimtari kinez, Liao Yivu dhe shkrimtari nga Mozambiku, Mia Couto.

Comments are closed.