×
Friday, March 29, 2024

Abazovic paraqet mundësinë e krijimit të qeverisë së pakicave në Mal të Zi

January 17, 2022


Të hënën, në Podgoricë u zhvillua konferenca e koalicionit “E zeza në të bardhë” ku së bashku me Lidhjen Qytetare “Civis” propozuan një model të një qeverisjeje të pakicës.

Sipas kreut të Lëvizjes Qytetare URA, i cili është njëkohësisht dhe zëvendës kryeministr në këtë qeveri nuk do të kishte vend për Frontin Demokratik , që cilësohet parti proserbe dhe proruse po edhe për Partinë Demokratike të Socialistët të presidentit aktual Milo Gjukanoviq, e cila ishte më shumë se 3 dekada në pushtetin e Malit të Zi.

“Koncepti ynë është i qartë – ne duam një qeveri të pakicës, të gjithë mund ta mbështesin atë, por nuk jam i sigurt nëse do të hyjnë,” theksoi zoti Abazovic.

Ai tha se ata nuk kanë menduar se kush mund të jetë kryeministër, sepse fillimisht duhet të shohim nëse ata kanë mbështetjen e duhur .

Opsioni i dytë, siç deklaroi zoti Abazoviq, ishte që të shkohet në zgjedhje, por kryesia e Lëvizjes Qytetare “URA” mbështeti njëzëri modelin e qeverisjes së pakicave.

Ai tha se ky është një propozim që është zgjidhja e tyre autentike për situatën aktuale, pasi edhe është konsultuar me aktorë të shumtë nga skena politike në vend dhe nga partnerët ndërkombëtarë për gjetjen e një zgjidhje të kënaqshme.

“Tani kemi ardhur në një situatë kur duhet të zhbllokojmë rrugën evropiane të Malit të Zi, të zgjedhim gjykatësin e lartë të shtetit dhe të krijojmë një shtet të së drejtës. Kjo qeveri nuk do të jetë kushtëzim, por një zgjidhje e mundshme, e cila do t’u ofrohet 81 deputetëve të Malit të Zi në mundësinë e mbështetjes nga më së paku 49 deputetë të parlamentit”, tha zoti Abazoviq.

Nëse situata nuk zgjidhet Abazoviq , vuri në dukje se zgjedhjet e parakohshme mbetet si varianti më i qartë. Ai shprehu besimin se të gjithë do të kenë një qëndrim të qartë deri në fund të javës, në bazë të të cilit do të kolaudojmë nëse ideja ka mbështetje.

Abazoviq në fund të kësaj konference tha se “ai është ende një mbështetës i idesë se lajme të mira do të mbërrijnë nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.



Comments are closed.