×
Monday, November 4, 2024

A po largohet CDU-ja nga qendra?

February 20, 2020


Një “koalicion i madh” si aleancë midis dy partive popullore CDU dhe SPD me një shumicë – të madhe – konsiderohej prej kohësh si mishërimi i stabilitetit politik në Gjermani. Edhe në landin e vogël të Gjermanisë Lindore, Thüringen, do të mund të realizohej një koalicion i madh – nëse do të mblidhnim votat e dy partive kryesore. Por ato janë  Partia e Majtë (Die Linke) dhe e djathta, Alternativë për Gjermaninë (AfD), pra, dy ekstreme me ideologji diametralisht të kundërta. Partitë klasike të qendrës hyjnë tashmë te partitë e vogla. Një koalicion i partive me ideologji ekstreme, siç ishte ai në Itali në vitet 2018/’19 në Gjermani as që vjen në diskutim. 

Ajo që vjen në pyetje është, se a mos duhet të spostohet pak më nga e djathta ose nga e majta partia konservatore e qendrës, CDU, e të bashkëpunojë me AfD-në, respektivisht Të Majtën? Një gjë të tillë deri tani e ka përjashtuar kreu i CDU-së. Enti Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës monitoron disa  pjesë të këtyre partive për aktivitete antikushtetuese. Ish-kryeministri i CDU-së, Lieberknecht ende i bën thirrje partisë së tij të krijojë një koalicion me Të Majtën, për t’i dhënë fund krizës shtetërore.

Jemi kthyer sërish te polarizimi, aq i padëshiruar në Gjermaninë Perëndimore qysh prej vitit 1945. Pas Republikës së paqëndrueshme të Weimar-it dhe prishjes së civilizimit nga diktatura naziste, nuk duhet të ketë “më eksperimente”, kërkonte asokohe kancelari i parë, Konrad Adenauer. Ligji Themelor, pra, Kushtetuta e Gjermanisë, u përpoq të krijojë stabilitet politik me mjete ligjore. Për këtë arsye, për shembull, votat e mosbesimit kundër krerëve të qeverive lejohen vetëm, kur ka një kandidat pasardhës me një shumicë të sigurt votash.

CDU dhe SPD, si parti që përfaqësonin dy  rrymat kryesore politike të shekullit 20, konservatorizmin dhe demokracinë sociale, i dhanë vetes emërtimin “partitë e popullit”. Ato u drejtoheshin kështu sa më shumë qytetarëve, donin të ishin në shërbim të mirëqenies së përbashkët dhe jo të një klientele specifike. Klasifikimi majtas apo djathas, i përhapur nga Revolucioni Francez në 1789, me kontraste të qarta, do të dobësohej në favor të “rrugës së tretë” . Termi balancues “ekonomia e tregut social” e ilustron më së miri këtë qasje. Një model  që ishte mjaft i suksesshëm.

Zgjedhjet fitoheshin në qendër

Në fillim të viteve 1970, një koncept i ri u shtua në politikë: “Qendra”  – dhe avancoi në një slogan të fushatës zgjedhore. Vlerat që ishin lart në kurs ishin masa dhe qendra, konsensusi dhe ekuilibri.

Por lëvizja drejt qendrës shihej edhe me kritikë. Politologu francez, Maurice Duverger, shkruante qysh në viti 1959 për “fenomenin natyror të dualizmit të partive”. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Francë, pra, demokracitë më të vjetra të kohëve moderne, ky dualizëm ka dy shekuj që ekziston. Dy parti kryesore të majta dhe të djathta luftojnë deri më sot kundra njëra tjetrës. Angela Merkel vazhdoi kursin e qendrës si kancelare dhe kryetare e partisë CDU Me të CDU-ja do të duhej të bëhej sinonim i “qendrës”. 

Por, CDU-ja e Merkel-it për të shkuar drejt qendrës pushtoi shumë tema nga demokracia sociale, duke hequr dorë nga disa qendrime deri atëherë karakteristike për konservatorët, si energjia bërthamore ose shërbimi ushtarak i detyruar. Në fund të fundit, duheshin fituar zgjedhjet, siç i tha politikani i CDU-së, Roderich Kiesewetter, DW së, në një intervistë. Pa kursin qendror të Merkel-it “ne do të ishim në opozitë për 10 deri 15 vjet”. Por receta e qendrës pati efekte anësore: forcimin e AfD-së.

Ku është CDU-ja sot? 

Ndarja në frontet e vjetra në “të djathtë” dhe “të majtë” po kthehen sërish, të mishëruara në dy parti, që sa vijnë e forcohen:  AfD dhe E Majta. Po me qendrën, çfarë do të ndodhë? 

Socialdemokratët aktualisht po luajnë një rol dytësor, sepse ata e kanë humbur pretendimin për të qenë parti e popullit. Sondazhet nuk u japin më shumë se 15 përqind të elektoratit.

CDU-ja ende nuk e po gjen pasardhes per Angela Merkel-in

CDU-ja ende nuk e po gjen pasardhes per Angela Merkel-in

Fillimi i luftës për pasardhësin e Merkelit në CDU gjithashtu ka të bëjë me atë se kur dhe në cilin drejtim do të zgjerohet qendra, a do të bëhet ajo më konservatore apo do t’i afrohet të majtës? 

Ndërsa njëri nga kandidatët, Norbert Röttgen, dëshiron t’i qendrojë besnik qendrës, kandidatët e tjerë, si Jens Spahn dhe Friedrich Merz, mesa duket janë më afër të djathtës. Por në qendër ka edhe një problem tjetër, sepse shtresa e mesme është e përçarë. Pjesa urbane dhe moderne e saj preferon të votojë  për të Gjelbrit. Kjo parti ka kohë që është spostuar në drejtim të qendrës borgjeze. 

Në një ese të botuar së fundmi, sociologu Andreas Reckwitz, përshkruan dy variante se si mund të zgjidhet dilema e partive të popullit sot në Gjermani: Ose partitë e qendrës do të arrijnë t’i integrojnë sërish pjesët e mëdha të elektoratit. Ose do të keminjë polarizim si midis Macron-it dhe Le Pen-it ose Trump-it dhe Demokratëve. Varianti i dytë tashmë ka ndodhur në Thuringen. CDU po përpiqet ta marrë sërish në kontroll situatën – deri më tani pa sukses.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments