A e njeh Lulzim Basha lobistin amerikan, Sam Paten i arrestuar nga FBI për lidhje me rusët?
EU News ka publikuar vazhdimisht skandalet e partive politike në lidhje me financimet që bëhen për lobime në SHBA dhe kryejnë “punë” të ndryshme.
Mes politikanëve të përfshirë në jo pak skandale, është edhe kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha.
Kryetari i Paike Demokratike, Lulzim Basha shpesh është përfshirë në skandale, të cilat janë publikuar vazhdimisht nga Eunews.al
Kujtojmë këtu skandalin e lobimeve me Nick Muzin në SHBA, ku janë paguar 1 milion e 25 mijë dollarë, për të cilin Lulzim Basha tre herë kur foli ka dhënë tre versione të ndryshme pasi gënjeu.
Ndërkohë ne dje publikuam kontratën e re, e cila është kompania lobiste e cila ka lidhje me Maduron e Venezuelës.
Eunews.al publikoi dje kontratën e firmosur nga Gazmend Bardhi në emër të PD me Sonoran Policy Group, LLC, kompani lubuese në SHBA me qendër në Ëashington. Kontrata që mban firmën e Gazmend Bardhit dhe vulën e Partisë Demokratike, është deklaruar nga kompania Sonoran Policy Group, LLC në Departamentin Amerikan të Drejtësisë në datën 20 mars, pra vetëm një muaj më parë. Data zyrtare e firmosjes së kontratës nga Gazmend Bardhi për PD mban datën 10 mars 2020.
Po ashtu Eunews.al ka publikuar më parë edhe lidhjet e Lulzim Bashës me Ekim Alptekin, i cili është nën akuzë për mashtrim dhe Gjykata Federale ka kërkuar arrestimin e tij.
Për më tepër, Alptekin, i cili ndodhet në arrati, akuzohet se ka bërë komplote për të lobuar në mënyrë të paligjshme zyrtarët e qeverisë amerikane dhe ka bërë deklarata të rreme ndaj hetuesve të FBI-së.
Ekim Alptekin është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan.
Për më tepër, Lulzim Basha është edhe kumbar në familjen e Ekim Alptekin.
Foto më poshtë tregon dasmën e Ekim Alptekin dhe “kurorën apo bekimin” e martesës ia jep Lulzim Basha.
Por, tashmë ne kemi një pyetje publike për Lulzim Bashën në lidhje me një tjetër person i cili ka probleme me drejtësinë amerikane.
Bëhet fjalë për shtetasin Sam Paten, lobist amerikan i arrestuar nga FBI për lidhje me rusët.
Pyetja publike për Lulzim Bashën është: A e njeh z. Basha Sam Patten?
A ka punuar SCL Group me z. Basha dhe Partinë Demokratike ?
Sa kohe ka punuar për zgjedhjen e zotit Basha Samm Patten?
Në qoftë se nuk do të përgjigjet publikisht apo do gënjejë siç bëri edhe dje dhe sot, sepse ka dy ditë që nuk po gjen dot “derman”. Ngre akuza nga më të ndryshmet, thotë se ja bëjnë kundërshtarët politikë dhe të tjera si këto.
Por në fakt e vërteta është e vërtetë dhe duke qënë se kemi sjellë faktet e mësipërme, sot po e pyesim publikisht.
A e njeh këtë person Lulzin Basha?
Se Lulzim Bashës i ndodh që shumica e këtyre bashkëpunëtorëve që gjen përtej oqeanit dhe lobimet që bën i dalin ose financime nga off shore me pronarë rusë, ose kompani që mbështetin diktatorët ose lobistë që arrestohen për çështjet ruse.
Tani të gjitha këto mund të jenë edhe të rastësishme, por pyetja është a e njeh Lulzim Basha dhe a ka lidhje me këtë ?
Në qoftë se nuk përgjigjet do t’ia themi ne të vërtetat shqiptarëve, por e mira është të japë një sqarim publik. Ashtu siç gënjeu publikisht dje në Top Channel, të na thotë edhe këtë.
Por, kush është Sam Patten
Sam Patten është një ekspert politik ndërkombëtar që punon në Evropën Lindore ish-Bashkimin Sovjetik. Ai ka këshilluar liderët politikë në Rusi, Gjeorgji, Ukrainë, Rumani, Shqipëri dhe Azinë Qendrore dhe ka shërbyer si drejtor i programit rajonal Eurasia për Freedom House dhe një këshilltar i lartë në Departamentin e Shtetit të Sh.B.A.
Në gusht të 2018-ës, lobisti Sam Patten, u deklarua fajtor për shkeljen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, në lidhje me punën e tij të paregjistruar për një politikan dhe një oligark ukrainas – dhe ra dakord për të bashkëpunuar me qeverinë.
Mediat e huaja shkruanin ne ate kohe se sipas dokumentit të informacionit penal të paraqitur nga zyra e avokatit të SH.B.A.-së, Patten dhe Kilimnik (i cili nuk është emëruar por përmendet si “I huaj A”) themeluan së bashku një kompani lobuese dhe këshilluese. Ata bënë punë fushate në Ukrainë dhe punë lobuese në SH.B.A., dhe u paguan mbi 1 milion dollarë midis 2015 dhe 2017.
Eunews.al