×
E mërkurë, 25 Nëntor, 2020

A do të arrijë Europa të bashkohet rreth planit financiar për rimëkëmbjen?

31 Maj, 2020

Depozitat e bankave po rriten në të gjithë Evropën ndërsa njerëzit i përgjigjen krizës që godet ekonomitë e kontinentit. Nga Franca në Itali, dhjetëra miliarda euro u depozituan në banka ndërsa qytetarët shqetësoheshin për të ardhmen e tyre financiare dhe i larguan paratë për të përballuar një të ardhme të pasigurt. Në Gjermani, gjërat janë pak më ndryshe. Nëpër banka depozitat ranë, pasi janë bërë tërheqje të mëdha parash. Pse? Gjermanët priren të mbajnë kursimet e tyre në vete gjatë një krize; një fenomen i ngjashëm ndodhi në kulmin e krizës financiare të vitit 2008. Banka Qendrore Gjermane raportoi se paratë në qarkullim u rritën me një shumë masive prej 39.7 miliardë € që nga fillimi i vitit.

Pavarësisht nëse paratë janë në shtëpi apo në bankë, çka po ndodh tregon që besimi ka rënë; që fuqia blerëse nuk mund të ndihmojmë ekonominë e Evropës nga rënia e saj. Ky lajm, midis një varg parashikimesh për përkeqësimin, po grumbullon presion mbi Bashkimin Evropian, që ky i fundit të dalë me një plan afatgjatë të rimëkëmbjes. A mund të dalë Komisioni Evropian me një plan për të bashkuar të gjithë? Nga njëra anë, janë Gjermania dhe Franca që kanë bashkuar forcat për të kërkuar një fond të rimëkëmbjes prej 500 miliardë euro. Paratë do të grumbullohen nga huamarrja e Komisionit Evropian në tregjet e kapitalit dhe do të përdoren për të mbështetur shpenzimet e BE-së përmes granteve.

Në anën tjetër, të ashtuquajturat ‘Frugal Four’ – Austria, Danimarka, Hollanda dhe Suedia – kanë dalë me një kundër-propozim që kundërshton grantet dhe miraton një qasje ‘kredi për kredi’, e shoqëruar me reforma. A mund të pajtohen? Propozimi i ‘Frugal Four’ duket se është thjesht aq, një propozim, sesa një vijë e kuqe për të mos u kaluar. Do të duhet të arrihet një marrëveshje. Dhe, megjithëse shtetet anëtare kanë të drejtën e vetos, cili udhëheqës do të dëshironte të shkatërronte një marrëveshje që Evropës i duhet kaq shumë në mes të një pandemie? Pesha e kombinuar e Gjermanisë dhe Francës do të rëndojë shumë.

Kështu që plani i Von der Leyen është një moment përcaktues në përgjigjen e Evropës ndaj krizës dhe gjithashtu mund të shënojë një ndryshim të rëndësishëm në integrimin në BE, me huazimin e Komisionit tek tregjet e kapitalit në një shkallë që nuk është parë në histori. Ende ka shumë pyetje pa përgjigje, veçanërisht se si do të paguhen kreditë dhe si do të shpërndahen paratë. Gjithashtu, kushtet e bashkangjitura për mbështetjen e BE, veçanërisht ideja rreth reformave të rimëkëmbjes ekonomike, do të jenë pjesë thelbësore e debatit.

Por debati nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Brukseli u akuzua se ishte shumë i ngadaltë në reagim kur u godit nga kjo krizë, dhe nuk mund të përballojë të mos udhëheqë rimëkëmbjen – një rimëkëmbje për të cilën Evropa ka nevojë të madhe, një rikuperim që nuk mund të presë./ Nga Darren McCaffrey

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për