×
Monday, May 25, 2026

“PD u kthye në parti të një individi”/ Kadilli: Berisha nuk jep më shpresë tek shqiptarët, nuk ka më të ardhme politike

May 25, 2026


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, ka kritikuar situatën aktuale në parti, duke deklaruar se PD ka humbur karakterin e saj fillestar si forcë e lirë politike dhe është shndërruar në “parti të një individi”.

Në një intervistë në “Newsroom” në ABC News, Kadilli komentoi zgjedhjet e fundit për kryetarin e PD-së, ku Sali Berisha u rikonfirmua në drejtimin e partisë, duke i cilësuar ato si një “teatër”.

“Partia që sot quhet PD është partia e Berishës dhe e berishistëve,” u shpreh ai.

Sipas Kadillit, Partia Demokratike është kthyer në një strukturë të lidhur ngushtë me individin dhe jo me parimet institucionale, duke shtuar se kjo është një nga problemet kryesore të saj.

Ai theksoi gjithashtu se rikthimi i Berishës në krye të PD-së ka dëmtuar të ardhmen e partisë, duke krijuar përçarje dhe duke e larguar atë nga standardet demokratike të një force moderne politike.

Kadilli deklaroi se një pjesë e madhe e anëtarëve të PD-së e mbështesin Berishën pavarësisht qëndrimeve të aleatëve ndërkombëtarë, duke e quajtur këtë një zgjedhje të bazuar në “berishizëm” brenda partisë.

“Partia që sot quhet PD është partia e Berishës dhe e berishistëve. Partia ka pasur një bërthamë berishiste dhe kjo mbetet e lidhur drejtpërdrejt me individin. Kjo nuk është ngjarje e mirë, por është një realitet. U katandis në një parti që është kthyer nga trashëgimia më e keqe, partia e individit. Forma të partive personale ka edhe në botë, por do thoja që atë që u quajt neni Basha ta zëvendësojnë, neni Berisha dhe sa kohë të jetë Berisha të mos ketë zgjedhje. Do të ishte më serioze të mos bënin zgjedhje. Unë e kam thënë që kthimi i Berishës për të zëvendësuar Bashën, ishte po e njëjta gjë dhe ishte dëmi kryesor që iu PD. Një pjesë e madhe atje zgjodhën Berishën edhe pse do ishin përballë aleatit strategjik , Amerikës apo BE, e zgjodhën sepse janë berishistë. Berisha i vrau të ardhmen partisë”, tha ai.




Comments are closed.