×
Tuesday, April 29, 2025

8 Marsi, Balla në sipërmarrjen e përpunimit të peshkut në Lushnje ku janë punësuar 250 gra: Për ne është i rëndësishëm respektimi i të drejtave të punonjësve 

March 8, 2022


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa
me rastin e 8 Marsit ishte sot në mjediset e sipërmarrjes italiane të përpunimit të peshkut açuke “Nettuno Shpk”, ku punojnë 250 gra në Lushnje.

Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se për të është shumë i rëndësishëm respektimi i të drejtave të punonjësve dhe garantimi i kushteve të duhura në vendin e punës ndaj dhe sot ishte vetë në këtë sipermarrje për të parë nga afër respektimin e të drejtave të grave më mjedisin e punës së kësaj kompanie.

Sipas Ballës, produktet e peshkut të kompanisë ‘Nettuno’ eksportohen në vende të ndryshme europiane si Itali, Spanje etj.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lushnje📍Me rastin e 8 Marsit, bashkë me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa ishim në mjediset e sipërmarrjes italiane🇮🇹 të përpunimit të peshkut açuke “Nettuno Shpk”, ku punojnë 250 gra.

Për ne është shumë i rëndësishëm respektimi i të drejtave të punonjësve dhe garantimi i kushteve të duhura në vendin e punës.

Produktet e peshkut të kompanisë ‘Nettuno’ eksportohen në vende të ndryshme europiane si Itali, Spanje etj.

MbështesimSipërmarrjen




Comments are closed.