×
Friday, December 3, 2021

77-vjetori i Çlirimit të Librazhdit, Balla bashkon politikën: Lufta antifashiste e drejtë për të çliruar vendin

November 10, 2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e 77-vjetorit të Çlirimit të Librazhdit.

Balla në këtë ditë të shënuar për Librazhdin bëri bashkë politikën, pasi në ceremoni mori pjesë dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Librazhdit Bujar Vreto.

“Kënaqësia është edhe nga fakti që kur bie fjala për një kontribut të veçantë të zonës sonë, deri sot të gjithë së bashku nga përfaqësues të Partisë Socialiste, Përfaqësues të Partisë Demokratike, të pushtetit vendor dhe atij qëndror përmes Prefektit dhe ky është modeli që në fakt ne duhet që të japim kur bie fjala edhe kur është në diskutim çështje të një rëndësie kombëtare, natyrshëm që ne duhet të jemi bashkë”, tha Balla.

Sipas Ballës Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare ishte një luftë e drejtë për të çliruar vendin.

“Ajo që pasi vazhdimin në 1945 ishte diçka që natyrshëm ka dritëhije, këndvështrimet e veta por që natyrshëm ishte një diktaturë e cila ka marrë këndështrimin e luftës”, tha Balla.

Eunews.al

Comments are closed.