×
Friday, August 12, 2022

75 vjetori i çlirimit të Europës, Ruçi: Modeli i Europës, mësim për të gjitha qytetërimet

May 8, 2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndeti sot 75 vjetorin e fitores mbi fashizmin, çlirimin e popujve të Europës dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Europë.

“75 vjetori i fitores mbi fashizmin, çlirimit të popujve të Europës dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në kontinentin tone të vjetër është një rast për të kujtuar se antifashizmi, liria dhe solidariteti qëndrojnë në themel të Europës së re. Lufta shkaktoi shumë shkatërrime, por nuk mundi të mbysë frymën e lirisë, humanizimit dhe solidaritetit të popujve të Europës dhe në mbarë globin. Liria e Europës erdhi nga betejat e ashpra dhe të përgjakshme në malet, luginat, detet, qiejt dhe qytetet e kontinentit, nga lufta vetëmohuese e ushtrive çlirimtare e partizane.

Në këtë ditë, Shqipëria ka arsye të jetë krenare se pse gjatë Luftës së Dytë Botërore u rreshtua në anën e duhur të historisë; sepse luftëtarët e lirisë, të rreshtuar në Ushtrinë Nacional-Çlirimtare të partizanëve shqiptarë, çliruan atdheun tone dhe ndihmuan çlirimin edhe të popujve të tjerë; sepse bashkë me ushtritë antifashiste të vendeve aleate shpëtuan Europën dhe njerëzimin nga rreziku nazi-fashist. Gjatë këtyre 75 vjetëve popujt e Europës u ngritën mbi urrejtjen dhe gjakderdhjen që shkaktoi konflikti botëror dhe ndërtuan një Europë të re, të paqes, miqesisë, solidaritetit emirëqenies. Një Europë që mbrohet nga NATO, si aleanca e paqes, lirisë dhe sigurisë. Kjo është Europa, para portës së të cilës gjendet sot Shqipëria.Të gjitha kombet dhe qytetërimet e sotme duhet të mësojnë nga modeli i Europës.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në përshëndetjen e tij me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Europës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments