×
Sunday, September 19, 2021

59 vajza afgane nga fondacioni i gazetares së BBC strehohen në Tiranë

August 29, 2021

Yalda Hakim prezantuese e BBC World News u kthye në lajm botëror ditën kur Talebanët u futën në Kabul.

Zëdhënësi i tyre e telefonoi kur ajo ishte live në studio dhe Hakim, nuk nguroi ta fus në transmetim përmes celularit të saj.

Yalda Hakim e lindur në Kabul por me shtetësi australiane prej vitin 2012 ka udhëhequr raportimet për Afganistanin në BBC.

Një fondacion në Kabul mban emrin e saj dhe ishte i fokusuar në edukimin e grave dhe vajzave pasi në Afganistan nga 3.7 milion fëmijë që janë të pashkolluar prej tyre 60% janë vajza.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se mëngjesin e të shtunës 59 vajza, studente të “The Yalda Hakim Foundation” mbërritën në Shqipëri.

Në Twitter gazetarja dhe prezantuesja e BBC Yalda Hakim thotë:

“Mbërritën. Faleminderit kryeministrit Rama, Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Katari Airlines dhe organizatës Schmidt Future për njerëzit të detyruar të linin shtëpitë e tyre dhe të mikpriteshin në Tiranë Shqipëri me dinjitet dhe humanizëm që e meritojnë”.

Paraditen e të shtunës vajzat e fondacionit Yalda Hakim u shfaqën të ndrojtura përpara mikrofonit të Top Channel për të folur për jetën e re nisur në vendin tonë.

Mësohet se ardhja e tyre në Shqipëri u mundësua nga mbështetja financiare e logjistike e organizatës Schmidt Future e cila drejtohet nga Eric Braverman i cili në të shkuarën ka drejtuar Klinton Foundation themeluar nga ish presidenti Bill Klinton dhe bashkëshortja Hillary.

Eunews.al

Comments are closed.