4 skenarët për ringritjen ekonomike të Shqipërisë
Katër janë skenarët që po diskutohen nga ekspertët në të gjithë botën për daljen nga kriza që ka shkaktuar pandemia. E para, forma V, që nënkupton rënie të shpejtë të ekonomisë dhe ngritje po kaq të shpejtë; Forma U, që nënkupton rënie, staniacion dhe ringritje. Forma W, që nënkupton dy recensione dhe një ngritje të qëndrueshme; Forma L, që nënkupton rënie, të shoqëruar nga recension i gjatë, pa rikthim në normalitet.
I ftuar në A2 Business Week, profesori Anastas Angjeli, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, mendon se për Shqipërinë ka dhe një formë tjetër, që është skenari “K”.
“Shqipëria përfshihet në skenarin K. Ekspertët më të mirë presupozojnë që rënia do të jetë e fortë, por nuk do të ketë depresion të gjatë, por një ngritje nga fillimi i verës së këtij viti. Pastaj, do të kemi transformim rrënjësor të tregut, ku një pjesë do të bjerë, një pjesë do të ristrukturohet dhe një pjesë tjetër do të rritet me ritme të shpejta. Kjo do të thotë që rënia do të jetë e fortë, do të ketë ngritje, por ndërkohë rënie të disa bizneseve, që janë bizneset që goditjen e kanë nën nivelin e mesatares. Shqipëria, po të marrim parasysh këtë skenar, ka veçoritë e veta që lidhen me ambientin ekonomik. Fundviti e ka lënë ekonominë tonë me tkurrje, që mund të jetë edhe 6%. Është një klimë jo shumë e favorshme për një ngritje. Veçoria e dytë është se ne jemi goditur edhe nga tërmeti. Së treti, ka lidhje me aftësinë regjeneruese që do të kemi për të rindërtuar pasojat e tërmetit, pasi rindërtimi është element”, u shpreh Angjeli.
Eunews.al