×
Tuesday, November 12, 2024

30 vjetori i Bashkimit/ Balla: Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Gjermania sot feston 30 vjetorin e Bashkimit, një ndër kapitujt më të bukur të historisë së popullit dhe shtetit gjerman.

Përmes një postimi në rrjetin socialal facebook, numri dy i PS, Balla thekson se sot është një ditë po aq e bukur për t’i shprehur mirënjohjen tonë për gjithçka që Gjermania ka bërë për Shqipërinë, në gjithë këto vite, duke nënvizuar faktin shumë domethënës se Gjermania rënditet e para me mbështetjen financiare prej afro 1.1 miliard euro akorduar Shqipërisë në këto 30 vite.

Sipas Ballës, sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe si dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë.

“Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sot duhet ritheksuar domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, për shkak se ne vlerësojmë se modeli transformues i Gjermanisë, modeli i suksesshëm në kulturën e sipërmarrjes të sektorit privat në Gjermani, janë një mundësi por edhe edhe një kërkesë legjitime, për të kërkuar më shumë prezencë të kompanive gjermane në rajon dhe sigurisht, edhe në Shqipëri”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

⚫️🔴🟡 Sot Gjermania feston 30 vjetorin e Bashkimit🇩🇪, një ndër kapitujt më të bukur të historisë së popullit dhe shtetit gjerman.

Sot është një ditë po aq e bukur për t’i shprehur mirënjohjen tonë për gjithçka që Gjermania ka bërë për Shqipërinë, në gjithë këto vite, duke nënvizuar faktin shumë domethënës se Gjermania rënditet e para me mbështetjen financiare prej afro 1.1 miliard euro akorduar Shqipërisë në këto 30 vite.

Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe si dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë.

Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sot duhet ritheksuar domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, për shkak se ne vlerësojmë se modeli transformues i Gjermanisë, modeli i suksesshëm në kulturën e sipërmarrjes të sektorit privat në Gjermani, janë një mundësi por edhe edhe një kërkesë legjitime, për të kërkuar më shumë prezencë të kompanive gjermane në rajon dhe sigurisht, edhe në Shqipëri.

Shqipëria jonë është në rrugën e duhur dhe ne po bëjmë gjithçka, ditë pas dite, që të meritojmë përfshirjen në Bashkimin Europian, duke u mbështetur në ndihmën dhe mbështetjen e një vendi të madh mik si Gjermania.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments