×
Tuesday, July 23, 2024

21 Janari’/ Prokuroria rihap hetimet për vrasjen e Aleks Nikës

May 27, 2021


Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit  2011 në sheshin para Kryeministrisë.

Çështja është regjistruar në prokurori  prej  1 muaj dhe hetimi po vijon me veprime konkrete.

Sipas informacioneve, prokuroria është duke hetuar edhe plagosjen e dy protestuesve.

Mësohet se prokuroria e Tiranës ka rinisur hetimet e pezulluara për një nga vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit 10 vite më parë.

Hetimet ishin pezulluar dhe vrasja e Aleks Nikës mbeti pa autor, ndërsa nuk u arrit të provohej se nga cila armë u qëllua viktima.

Për këtë arsye mësohet se do të do të kërkohet riekspertim për të përcaktuar nga cila armë u qëllua.

Eunews.al



Comments are closed.