110-vjetori i Pavarësisë, Burj Khalifa “vishet” kuqezi
November 29, 2022



Ndërtesa më e madhe në botë, “Burj Kalifa”, e cila gjendet në Dubai, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kuqezi, ndërsa në sfond luhej “Himni i Flamurit”, në nder të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale pamje të kullës së veshur “kuqezi”.
“Burj Khalifa ndriçohet me flamurin shqiptar në festimin e festës së tyre kombëtare. Ne i dëshirojmë prosperitet dhe rritje”, thuhet në faqen zyrtare të ndërtesës në Instagram.
Shqipëria feston sot 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa autoritetet më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës ngritën në Vlorë në një ceremoni festive flamurin kuqezi
