105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Balla përkujton Kongresin e Lushnjës
January 21, 2025



Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin përkujtoi sot 105-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, ngjarjen më të madhe politike pas Shpalljes së Pavarësisë, në historinë e shtetit shqiptar, vendimet e të cilit shpëtuan Shqipërinë tonë nga copëtimi i mëtejshëm.
“Ky Kongres vendosi themelet e organizimit kushtetues dhe i dha udhë jetës politike, demokratike dhe parlamentare me disa zgjidhje të veçanta, të cilat ishin të diktuara nga konteksti i vështirë historik. Urime dhe mirënjohje popullit të Lushnjes,” shkruan Balla në reagimin e tij në rrjete sociale.
Kjo ditë po shënohet me disa aktivitete ndër të cilat, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon aktivitetin “Parlamentarizmi, Republika, Demokracia.”

