×
Saturday, January 18, 2025

100 miliardë euro për mbrojtjen europiane

December 9, 2024


Komisioneri i ri europian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, ka kërkuar një buxhet 100 miliardë euro për mbrojtjen, një shifër që përfaqëson 10 fishin e buxhetit aktual.

Kërkesa është cilësuar “revolucionare” dhe lidhet me situatën e sigurisë të krijuar nga invazioni rus në Ukrainë. Kubilius është komisioneri i parë europian për Mbrojtjen dhe ai përfaqëson një vendim për të grupuar industrinë europiane të mbrojtjes, rritur shpenzimet dhe për të dërguar më shumë armë në Ukrainë.

“Ne duhet të jemi gati për mundësinë e një agresioni rus. Nëse dështojmë në Ukrainë, atëherë sigurisht që mundësia e një agresioni rus ndaj një anëtari të BE-së rritet. Ne jemi më mirë të përgatitur në luftën konvencionale sesa në mendjet e njerëzve tanë”, ka thënë ai duke nënkuptuar edhe të ashtuquajturën luftë hibride të Rusisë.




Comments are closed.